Picture of author.

Migjeni

Author of Vepra

14 Works 24 Members 2 Reviews

About the Author

Works by Migjeni

Tagged

Common Knowledge

Members

Reviews

2 reviews
Poezia e Migjenit, një poezi novatore, u bë shprehëse e fuqishme e pakënaqësisë ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunës dhe shfrytëzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqëror dhe hipokrizisë. Duke shpërthyer drejtpërdrejt nga jeta e gjallë ajo pasqyroi botën shqiptare në vitet '30 me protestat, dhimbjet, ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen. Vëllimin e tij "Vargjet e lira", Migjeni e hapte me vjershën "Parathënia e parathënieve", ku shpërthen gëzimi i tij se shekulli ka show more nisur të çlirohet prej skllavërisë shpirtërore. Pas kësaj, vjershat e veta Migjeni i ka ndarë në gjashtë cikle: "Kangët e ringjalljes", "Kangët e mjerimit", "Kangët e perëndimit", "Kangët më vete", "Kangët e rinisë" dhe "Kangët e fundit". Në ciklin e parë bëjnë pjesë pesë nga vjershat më të mira të Migjenit. Filli që i bashkon këto vepra është gëzimi për lindjen e "njeriut të ri" show less
Shpirti i ndjeshëm poetik, revolta e brendshme shprehur me nota të thella të një ironie vrasëse: Migjeni do të sillte një poezi rebele në Shqipërinë e varfër të kohës, për imoralitetin e absurdin, pa meshirë…

Migjeni (Shkodër, 13 tetor 1911 – Torre Pellice, 26 gusht 1938) ka qenë poet dhe prozator i shquar shqiptar i viteve 1930, ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë show more krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe me ndikim të madh mbi letërsinë shqipe të kohës. show less

Statistics

Works
14
Members
24
Popularity
#522,741
Rating
4.0
Reviews
2
ISBNs
7
Languages
1